Hamburgu shijoi rënien e parë nga Budesliga, pra që kur liga elitare gjermane ishte krijuar.
Deri më sot tifozët e klubit gjerman krenoheshin me këtë epitet dhe normalisht që tani tek ta zhgënjimi është i madh.
Budesliga u krijua në vitin 1963, pra 55 vite më parë.
Në top pesë ligat e mëdha evropiane (Serie A, La Liga, Liga Premier, Ligue 1 dhe Budesliga), vetëm kater skuadra nuk kanë rënë asnjëherë nga kampionati elitar i vendit të tyre.
Në La Liga janë tri: Barcelona, Real Madridi dhe Atletico.
Skuadra e mbetur është nga Serie A, po flasim për zikaltrit e qytetit të Milanos, Interin.
Duke parë se këto skuadra janë mjaft stabile, me shumë mundësi këtë epitet do ta mbajnë edhe për shumë vite.