Perbersit:
2 gota qumësht
2 gota ujë të vakët
gjysme gote vaj vegjetal
1 vezë
1 lugë sheqer
2 lugë çaji kripë
42 gr maje
miell

PËR SOS:
2 lugë salcë
1 lugë ketchup
2 lugë vaj vegjetal
1 lugë çaji kripë
1 lugë çaji sheqer pluhur
pak ujë.

PËRMBI:
kaçkavall nerende
Suxhuk
Speca te gjelber
kërpudha
miser.

Pergatitja:
Ujin e vakët, sheqerin dhe majën e derdhni në një enë, të cilën e lëni në pritje rreth 5 minuta.

Pastaj ia shtoni të gjithë përbërësit e tjerë, do ta përfitoni një brumë të butë.

Brumin e lëni në pritje rreth 1 orë, pastaj e ndani në kulaçe të vogla.

Kulaçet i shtrini në tryezë, i lyeni me përzierje të sosit dhe kaçkavall, sipas dëshirës ia vendosni përbërësit e tjerë.

Picat i vëni në furrë për pjekje në temperaturë 190 gradë celsius për 30 minuta.

Ju bëftë mirë!