Kuota e 100 pikëve përbën një limit ekstrem që mund të arrihet në një kampionat. Sigurisht, në një turne me 24 epike, si ndodh në kategoritë inferiore në Anglisë, ndoshta është pak më e lehtë, por zakonisht sezoni i tyre është kaq i gjatë dhe me kaq shumë ndeshje të ngjeshura sa arritje e “një shekulli” me pikët duket e pamundur.

Megjithatë, dikush ia ka dalë në Southern Premier, por nuk është në vendin e parë! Hereford ka ekzagjëruar me 113 pikë, duke siguruar ngjitjen në National League South. Por ndjekësi i tij më i afërt ka marrë 100 pikë, me 99 gola të shënuar, dhe mund të humbasë ashensorin për ngritjen në kategori.

E çuditshme? Ndoshta kjo është pjesa më pak e dyshimtë e kësaj teme.

Lufta për t’u ngjitur një kategori më lart është shumë e fortë, duke konsideruar se vetëm dy ekipe kanë mundësinë për diçka të tillë, një tjetër krahas Hereford.

Katër ekipe janë në garë për një vend. King’s Lynn Town ekipi që ka marrë 100 pikë do të përballet me tre ekipe të tjera që kanë 99, 97 dhe 97. Në 99% të kampionateve në botë do të mjaftonin 100 pikë, por jo në “të çmendurën” Southern Premier.

Nga pjesa tjetër e klasifikimit ka një tjetër anomali. Duke qenë se kjo është kategoria e parafundit në futbollin anglez, vetëm vendi i fundit bie një ligë më poshtë, Kjo i jep mundësinë një ekipi si Gosport Borough të qëndrojë edhe vitin e ardhshëm në Southern Premier, pavarësisht se ka pësuar plot 142 fola dhe e ka golaverazhin -101.

Çuditë nuk mbyllet me kaq. Trofeu për ekipin fitues është i rrallë. Një pjatë gjigante me një stemë po aq të madhe. Duhen gjysma e futbollistëve për ta ngritur dhe mbulon të gjithë faqen e murit në dhomën e trofeve. Por në fund të fundit është çmimi i duhur për kampionatin më “të çmendur” që ekziston.